Organizata rajonale ERA – LGBTI Equal Rights Association for the Western Balkans and Turkey në bashkëpunim me organizatat e saj anëtare në Shqipëri, po organizon konferenën rajonale LGBTI “Të drejtat tona, e ardhmja juaj”, që do të mbahet në Tiranë, pranë Tirana International Hotel në datat 5-9 Nëntor. Mbërritja e pjesëmarrësve në Shqipëri ndodh në datat 4, 5 dhe 6 Nëntor dhe kthimi i tyre në datën 10 Nëntor.
ERA po kërkon rreth 10-15 vullnetarë të cilët duan të bashkohen në këtë aktivitet si vullnetarë dhe të ndajnë këtë eksperiencë. ERA ka nevojë për ndihmën tuaj në disa aspekte logjistike të konferencës të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për ta zhvilluar këtë konferencë me sukses.
Vullnetarët do të ndihmojnë me disa nga aktivitetet e konferencës për disa ore gjatë konferencës dhe do të mund të marrin pjesë në aktivitetet e ndryshme të konferencës. Si rezultat ju do të keni mundësi të mësoni gjëra të reja, bëni miq të rinj dhe të jeni pjesë aktive e një konference ndërkombëtare me aktivistë nga I gjithë Ballkani, Turqia dhe Europa.
Nëse jeni të lirë gjatë këtyre datave dhe keni dëshirë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti ju lutemi plotësoni formën e aplikimit më poshtë brenda datës 25 Tetor 2019.
Të gjithë vullnetarët e përzgjedhur do të marrin një trajnim prezantues për aktivitetin brenda muajit Tetor.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare të ERA.