Triumfon serish…
Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka fituar me sukses një tjetër betejë në programin “The Voice of Italy”, ku ajo po merr pjesë, duke kaluar kështu në fazën e performimeve “Live”.
Dani ka fituar, atë që organizatorët e programit e kanë quajtur si sfidë ndërkombëtare, mes saj dhe këngëtares italo-amerikane, Franceska Belenis.
Konkurrentët e “The voice of Italy” kanë konkurruar me një këngë të Dona Summer. Ga-ra ka qenë shumë e vështirë dhe beteja e tyre është konsideruar si një betejë mes dy tigrash, betejë, që nxori fitimtare 19-vjeçaren shkodrane.