Vleresim per Amfiteatrin Romak te Durresit
Amfiteatri Romak i Durrësit pritet t’i nënshtrohet një vlerësimi monumental, artistik dhe kulturor. Ka qenë ky qëllimi i takimit midis kryetarit te bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe të Veronës Flavio Tosi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në qytetin e Durrësit. Ky projekt i cili pritet të vihet në zbatim së shpejti, synon të nxjerrë në pah vlerat e Amfiteatrit e ta beje atë te njohur botërisht për vlerat historike edhe kulturore, ashtu siç njihet sot Amfiteatri i Veronës. Të dy kryebashkiakët kanë deklaruar se përveç këtij projekti, për Amfiteatrin e Durrësit do të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes dy qyteteve në fushat kulturore, ekonomike dhe turistike.