2013-a per Obamen: Ne bote pritet si yll, ne shtepi humbet pike
2013 po përfundon me nota të ulëta për fatin politik të Presidentit Barack Obama. Anketat e fundit të opinionit publik tregojnë se miratimi për punën e bërë nga zoti Obama ka rënë në nivelin më të ulët të presidencës së tij. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, presidenti Obama i është bashkuar dy paraardhësve të tij, George W. Bush dhe Bill Clinton, si presidentë që u përballën me vështirësi serioze politike gjatë mandatit të dytë në detyrë.