“AHA, GJERMANI I BEN HESAPET ME LAPS!”
Fatos Baxhaku
“Aha, gjermani i bën llogaritë mirë! Ai i bën me laps në dorë!”. Kjo fjali u tha në orët e paradites në një nga stacionet tona kombëtare televizive nga një analist, me thënë të drejtën jo edhe aq i njohur, ose më mirë jo nga ata me të cilët jemi mësuar ditë e natë. Nja tetë orë më vonë nisën kronikat që rrëfenin në pamje Edi Ramën në Berlin në krah të Merkelit dhe Barrosos. Fjalia vetvetiu të kujton edhe të kundërtën, ata që i bëjnë llogaritë pa laps në dorë, por për këtë pikë do flasim ca më poshtë.