Arben Kumbaro nuk eshte vellai i ministres; eshte Arben Kumbaro
U bënë ditë tanimë që flitet (jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në faqet e gazetave online) për vëllain e ministres së Kulturës, të cilit i është dhënë e drejta të vërë në skenën e Teatrit Kombëtar gjatë vitit të ardhshëm dramën e Peter Vaisse-it, “Vrasja e Jean-Paul Marat-it”. Fillimisht, ky lajm nuk pati ndonjë jehonë kushedi se çfarë. U ndien veç ca zëra, që ngjanin për arsye nga më të ndryshmet (kryesisht politike) të interesuar të bënin zhurmë e të ngrinin pluhur, por duke qenë se këta zëra mbetën të pareplikuar, erdhi puna që u krijua një si ortek. Dhe ja ku jemi në situatën, ku ministrja na qenka vënë me shpatulla pas murit, ngaqë – kështu mund të jepet lajmi në formën e një resume-je – “i paska dhënë hapësirë, mundësi e para vëllait të vet”.