Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu! Si mund te jene perfaqesues te popullit keta?! (VIDEO)
Prokuroria e Përgjithshme doli në një konferencë për shtyp për të komunikuar marrjen si të pandehur të dy deputetëve socialistë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka.
Ata akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj deputetit demokrat, Gent Strazimiri.
Sipas prokurorisë, kjo duket edhe në videon e kamerave të sigurisë në Kuvend.
Këto janë momentet kur Strazimiri, që kishte dalë nga salla plenare, sulmohet fillimisht nga Arben Ndoka dhe më pas nga Pjerin Ndreu.