Artan Fuga kunder perdorimit te futbollit per propagande politike
Profesor Artan Fuga ka kërkuar nga tifozët shqiptarë të mos e përziejnë politikën me futbollin dhe të mos e përdorin këtë të fundit për propagandë politike.
“Mos i ngatërroni të dyja me njera tjetrën duke krijuar identitete fallco dhe të gënjeshtra, as fitoret ose humbjet futbollistike nuk duhen marrë si fitore apo humbje politike”, ka shkruar Fuga.
Lapsi.al shkruan se sipas Fugës përdorimi i futbollit si propagandë e dëmton edhe sportin por edhe politikën.