Artistet qe e kane votuar, tashme kunder Grillos
Mustafa Nano komenton ne faqen respublica.al se me t’u futur në parlament, njerëzit e Beppe Grillos (Grillo vetë nuk ka kandiduar) kanë filluar të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Funksionojnë si një sekt, kontrollojnë sho-shoqin, kanë frikë se mos dikush prej tyre tradhëton e votëbeson një qeveri të mundshme të Bersanit, nuk komunikojnë me mediat e me gazetarët, e mbi të gjitha i thonë “jo” apriori çdo propozimi për të marrë pjesë në një qeveri me PD-në, sidoqë nga të gjithë anët bërtitet nevoja për të bërë një qeveri, qoftë dhe një qeveri disamujore, e cila nga ana e vet duhet të miratojë një paketë minimale reformash, përfshirë një kod të ri elektoral.