“ATA nuk JANE me mbikqyresa te Bankes por TE MBIKQYRUR”
Nga Mero Baze
Këshilli Mbikqyrës po shkon drejt pafuqisë së tij ligjore për t’u mbledhur dhe për të marrë vendime, ndërkohë që anëtarët e tij janë sot njerëzit me besueshmërinë më të ulët në opinionin publik.
Ndërsa para arrestimit, Guvernatori ishte kthyer në një tabelë qitje nga opinioni, për shkak të rezistencës së tij të pamend, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës janë sot figurat më antipatike të shoqërisë, pasi janë dy herë të poshtëruar, një herë kur votuan ta mbajnë Fullanin guvernator edhe pas skandalit, dhe tani që votuan ikjen e tij dhe nuk japin dorëheqje.