Ca plehra te tjera urbane qe duhen pastruar
Shkruar nga Ermir Hoxha – Gazeta Dita
Fitilat prej hekuri që rrijnë të ngrira vertikalisht në shumicën e ndërtimeve në Shqipëri, janë një prej detajeve të masakrës urbane që ka përfshirë në këtë vend ç`prej 20 vjetësh. Ato bartin simbolika të shumta në pasqyrimin e kaosit brenda kokave tona, duke mos mbetur thjesht një shëmti estetike. Ato përcjellin epshin tonë të pa fre për murre, murre, hapësira, dhoma, kolona, ta kem pse mo ta kem dhe një kat, le të jetë dhe kjo, kushedi e jap me qera, ose e mbaj ashtu, nuk më thotë kush gjë, letrat ja rregulloj, s`ka problem, edhe një kat pse jo, t`i nxjerr dhe dy dhoma, ç`më duhet çatia, ka dhe një arush mbi fitila që mos ma marrë kush m`sysh!