Cfare do te benit po ta kishit ne makine Boldrinin? Provokimi seksist i Grillos per kryetaren e Parlamentit trazon Italine
Nga Dr. Kesiana Lekbello
“Fjalët e Beppe Grillo-s janë nxitje dhe dhunë me bazë gjinore “. Me këto fjalë Laura Boldrini, Presidentja e Parlamentit italian, i përgjigjet Fabio Fazio-s tek programi i tij “Che tempo che fa” ditën e diel më 2 shkurt. Provokimi, siç është bërë zakon nga M5S (Movimento 5 stelle) nëpërmjet rrjetit social dhe batuta e pahijshme e Beppe Grillos: “Çfarë do të bëni në qoftë se keni në makinë Boldrinin?”, po jehon akoma në Itali.