Cfare ka te gabuar me furgonat?
Nga Gjergj Erebara
Furgonët janë bërë simbol i kaosit shqiptar. Në shumë raste drejtohen nga shoferë të krisur, të cilët janë të gatshëm të ecin me shpejtësi përtej së imagjinueshmes, duke shkelur çdo rregull. Në disa raste, gjetja e klientëve i ngjan një situate pengmarrjeje. Është një nga ato lloj situatash ku fillon të besosh se ndoshta Adam Smithi e ka pasur gabim, se tregjet nuk vetërregullohen.