Debati per Dhora Leken dhe Kadarene dhe nje shkrim nga Iris Sojli
Nga Iris Sojli, botuar ne Gazeten Shqip me titullin “Gjyq i hapur dhe qiell i mbyllur”
E shtrenjta ime nëna Lola,
“Bota jonë është e përbërë nga fakte, jo nga gjërat”, postulonte filozofi gjenial Ludvig Vitgenstein. Por, mesa duket, jeta është më e gjatë se filozofia; dhe gjërat e botës ua marrin “fakteve” të copëtuara mënjanë. Ndoshta këtë pat menduar gjeniu Vitgenstein para se të vriste veten në burg, në moshë të re.