Duke shmangur njerez te merzitshem
Nga Andi Kananaj
Të parët në rradhë janë fashistët. Dhe sigurisht dhe ata që edhe pa e ditur janë racistë, vetëm se janë të paaftë të kuptojnë përkufizimin që i klasifikon si të tillë. Të gatshëm me patjetër që të lexojnë libra historie me mijëra fletë ku raca dominuese është përcaktuar që në kohën e dinozaurit të parë. Historia më pas, që nga shpikja e rrotës, çadrës, tharëses së flokëve, kondicionerit, viagrës, pompës së biçikletës, filmit pa zë, prapë kondicionerit, internetit, etj., nuk ka më interes. Gjithçka pas australopitekut (kolegut australian të pellazgut) është prehistori. Racistët aspirantë për nazistë kanë shansin ta lexojnë historinë mbrapsht, nëpërmjet lenteve të tyre të leximit që reflektojnë vetëm kompleksin e inferioritetit të ngërdheshur me atë të madhështisë.