Edhe kjo eshte nje “bombe”!
Një lajm shoqëruar me një foto-njoftim, ku muaji shkurt bëhej me 30 ditë, u kalua pa shumë bujë, “i mbytur” nga lajme të tipit ‘hard-lajm’ me shpërthime, vrasje e me ububura të tjera të realitetit tonë të përditshëm. Foto-lajmi vinte nga ambientet e filialit universitar të Peshkopisë, pra nga një tempull dijeje; e megjithatë u rendit tek ‘soft-et’, si të ishte fjala për pak gallatë në ndonjë njoftim për shitje shtëpie, ku veç të dhënave të hapësirës, thuhej se blerësi mund t`i gëzohej dhe fqinjëve të mirë!