Fati i Stalinit ne Tirane…
Foto nga Qendra e Realizimit të Veprave të Artit në Tiranë
Nga Entela Resuli
Ishte 20 vjeç në vitin 1971 kur ka filluar punë si fonditor, e tani është i vetmi që hap derën çdo mëngjes, edhe kur nuk ka asgjë për të punuar. Vladimir Metani, ka filluar të punojë në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit në moshën 20 vjeçare. Sot ai është 60 dhe pas 5 vitesh del në pension. Ka pasur 40 vite punë intensive dhe dita- ditës ka frikën e humbjes së saj. Sot duket se i ka ardhur fundi…