Gjermani – Shqiperi, mes romantizmit dhe realitetit, nga Vladimir Karaj
Nga Vladimir Karaj / MAPO
Marrëdhëniet moderne mes Shqipërisë dhe Gjermanisë kanë një nisje romantike dhe pjesërisht të mitizuar nga ana shqiptare, të lidhur ngushtë me vizitat në Shqipëri të Franz Josef Shtraus. Një pjesë e madhe e shqiptarëve besojnë fort se, nëse do të kishte pasur ahere më 1984 një marrëveshje mes Shtrausit dhe Hoxhës apo më vonë Ramiz Alisë, që shihet si njeriu që kreu edhe bisedimet me këtë rast, Shqipëria do të kishte qenë një vend i lulëzuar.