Inteligjenca e turmes… – Nga Ilir Rusmajli
“Inteligjenca e turmës”, ose “inteligjenca kolektive”, është një koncept sa i shkencave natyrore, aq dhe i shkencave sociale. Është një koncept që synon të shpjegoje një mënyrë sjelljeje të elementeve të turmës, grupit apo kolektivitetit, të cilët në mënyrë pak a shumë instinktive, të pakoordinuar, të paorganizuar apo të pavullnetshme rezonojnë në ndërveprim me njëri-tjetrin dhe si pasojë e kësaj rezonance shkaktojnë pasoja në dobi të drejtpërdrejtë sa të grupit, kolektivitetit apo turmës, aq dhe secilit prej elementeve përbërës të saj. Inteligjenca e turmës është një koncept i ri që përkufizon në mënyrë simpatike një fenomen të vjetër të evidentuar që nga koha e Aristotelit.