Kardinali amerikan qe perdor enklaven e Papes per t’iu fshehur drejtesise
Kardinali Roger Mahony, është Arqipeshkëv i Los Anxhelosit por ai akuzohet për përpjekje për të mbuluar 122 raste pedofilie që kanë ndodhur nga priftërinj nën autoritetin e tij. Drejtësia amerikane ka një raport prej 12 mijë faqesh për këtë çështje. Në datën 23 shkurt parashikohet që ai të përgjigjet në gjykatë për akuzat por ai ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Romës për të marrë pjesë në Enklavën e kardinalëve që do zgjedhin Papën e ri. Besimtarët i kërkojnë që meqë Papa Benedikti XVI do japë dorëheqjen në datën 28 shkurt, ai më mirë të rrijë në SHBA e të përgjigjet se të shkojë në Romë disa ditë në avancë./giornalettismo.com/