Keni njohur shqiptar te lumtur?
Nga Fatos Baxhaku
Një njeri i thjeshtë, i dekoruar para disa kohësh “Pishtar i Demokracisë”, mik i vjetër i shumë gazetarëve dhe kineastëve, në një nga momentet e tij të shumta të iluminizmit të beftë, teksa binte fjala si rastësisht mbi raportin mes lumturisë dhe shqiptarëve dhe teksa të tjerët – shumë më të shkolluar e më me shumë përvojë se ai – e pat shpjeguar kështu këtë punë: “Lumturia sigurisht që ekziston. Është si puna e binarëve të trenit. Ajo, lumturia është në një binar tjetër dhe jeta jonë ecën mbi një binar tjetër. Të dyja linjat ecin paralel pa u ndalur derisa të na vijë fundi. Në momentin që të dyja linjat priten atëherë lumturia ikën, bëhet e paarritshme. Nuk është puna që të jesh as afër fare dhe as larg saj. Me lumturinë duhet ecur paralel. Përndryshe nuk ka kuptim…”.