Kerkimi i shtegut per Sheriat. Gazeta Jeta ne Kosove: ja si po organizohen radikalet fetare
Kaltrina Rexhepi, Jeta ne Kosove
Lëvizja islamike “Bashkohu”, e cila u bë e njohur në muajt e kaluar me protestat për ndërtimin e një xhamie në Prishtinë, mbajtjen e shamive në shkolla e kundërshtimet kundër komunitetit LGBT (Lezbike, Gej, Biseksual dhe Transgjinor), po bën përgatitje për tu transformuar në parti politike.
Ajo ka ambicie për të zënë vend në parlament, por ka ideuar edhe plane koalicioni qeverisës me partitë që i përshtaten në politikë.