Konviktoret e regjimit, nga “Public Enemy”
Bledi Mane*
1./
Partia i lëshoi sot dy taborë nëpër Tiranë.
Si fillim 9 kujdestarë dhe sanitare të qytetit Studenti hallakateshin nëpër lagje në kërkim të shtëpisë së familjes Basha dhe sapo mikrofonat e gazetarëve iu afruan gojëve të tyre, flisnin dhe aktronin duke pretenduar se janë tironca të vjetër dhe u ishte zaptuar lulishtja e lagjes padrejtësisht nga një ndërtim pa leje.