Lajmi madh dhe lajmi i vogel – Nga Fatos Baxhaku
Nga Fatos Baxhaku
Në 1996-n, në redaksitë e Tiranës, mbërriti një lajm nga një fshat i Myzeqesë. Sipas traditës, që zuri fill asokohe dhe që më pas u shndërrua në një veçori gati krahinore, vajza fare të reja, të trishtuara, të gjendura në një udhëkryq për të cilin nuk i kishte përgatitur kush, të zëna në grackë mes ëndrrave që u hapi befas liria dhe vargonjve me të cilat i lidhte injoranca dhe varfëria, ato nuk gjenin rrugë tjetër shpëtimi veçse vetëvrasjes.