Mato: Keto muaj alarmante per mjedisin, jepen leje skandaloze
Tranzicioni nga një qeveri në tjetrën po rezulton me mjaft rrezik për mjedisin në vendin tonë. Alarmin e jep Drejtori i Grupit “Ekolëvizja”, Xhemal Mato. I ftuar në Tv “A1 Report”, ngriti shqetësimin e lejeve mjedisore të dhëna së fundmi nga ministri aktual i mjedisit, Fatmir Mediu, në zona të cilat janë të mbrojtura për peshkun. Sipas Matos “kjo është një fushatë për të prishur mjedisin dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri”.