Me kamzhik fetar kunder shtetit te Kosoves, nga Arbana Xharra
Nga Arbana Xharra
“Hoxhë” Irfan Salihu është fytyra përfaqësuese e grupeve fundamentaliste islamike në Kosovë. Këto grupe numerikisht mund të jenë të vogla, por këtë e kompensojnë me zhurmën e rrezikshme që po bëjnë prej vitesh. Kosova është një vend i “përshtatshëm” për këtë lloj propagande: shteti i dobët, sistemi arsimor edhe më i dobët, shtresat e injorantëve në rritje, bashkë me varfërinë.