Mireserdhe, derisa je ne gjendje te paguash (DW)
Edhe gjermani më budalla tani duket se e ka kuptuar se ne kemi nevojë për emigrantë. Por a vjen kjo nga zemra, apo është një llogari e thjeshtë ekonomike, pyet Rolf Wenkel (Ne foto nga DW)
Është e çuditshme: Ekonomistë në gjithë botën ankohen për orientimin e njëanshëm të Gjermanisë nga eksporti, me argumentin se ai dëmton zhvillimin ekonomik në pjesën tjetër të Evropës. Politikanët ankohen se Gjermania u imponon sidomos shteteve jugore të Bashkimit Monetar Evropian një diktat kursimi, që mbyt që në zanafillë çdo rritje. Politikanët përgjegjës për politikën e jashtme ankohen se Gjermania eviton që të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në politikën botërore.