Misteri i nje 20-vjecareje ne Parlament – Nga Ermir Hoxha
Ermir Hoxha
Keidi Mehmetaj do jetë deputetja e re dhe njëherësh e një rekordi në parlamentin shqiptar në gjithë historinë e ekzistencës: është 20 vjeç. Ajo vjen nga LSI-ja dhe zëvëndëson Klajda Gjoshën e cila lëshoi mandatin. Nuk mund ta paragjykojmë nivelin e saj në raport me të qënit deputete në këtë moshë, aq më tepër që brezi i saj sot, është në një nivel katastrofal mendësish, stili e vizioni jete, brum inteligjence e tharmi kulturor.