“Mistrecet” e Beratit qe ia vlen ti vizitosh te pakten njehere…
Nga Kristi Pinderi
15 vjet më parë Muharrem Cobo nisi të ndërtonte dalëngadalë kantinën e tij të verës diku në hyrje të Urës Vajgurore. Eshtë sot ndër të paktat marka shqiptare e respektuar realisht nga ndërkombëtarët. Për cilësinë, por sidomos për këmbënguljen e tij për ta promovuar produktin që prodhon. E në kuadër të promovimit, Cobo zhvillon tashmë në mënyrë të përvitshme një festë të vjeljes së rrushit që frekuentohet nga qindra njerëz, shumica të ftuar dhe dashamirës ndërkombëtarë që gjejnë në këtë festë mbi të gjitha një motiv tradicional vendas.