Ndarje nga arroganca politike
Nga Alba Malltezi/Shqiptarja.com
Dallga e majtë që ka përfshirë gjithë vendin, shpresoj të përkthehet jo në arrogancë politike, por në drejtësi dhe në përkushtim për qytetarët. Shqiptarët nga Jugu në Veri treguan se ka ardhur momenti, – dhe shumë janë në një zë, – që mes të tjerave, t’i thuhet stop prepotencës së pushtetit. As atë verbalen, që vërshoi gjithë këto vite nga foltoret politike, njerëzit nuk e durojnë më.