Nje fenomen krejtesisht jashte vemendjes
Nga Koloreto Cukali, gazeta Dita
Vdekja e në prej aktorëve që kam dashur shumë, Philip Seymour Hoffman, nga një mbi dozë heroine më ka trishtuar pa masë. Sigurisht që kaloi pa shumë bujë te ne sepse kemi halle të tjera, vdekja e një aktori nuk na e prish shumë terezinë dhe aq më tepër përtojmë të merremi me drogën. Herë pas here në rrënzat e Tiranës, në gërmadha a poshtë ndonjë ure gjendet ndonjë djalë i ri i konsumuar nga heroina deri në vdekje, por kjo është shumë pak për të thithur energjitë e shtetit. Mes kokainës që është kthyer në standart respekti mes pasanikëve shqiptarë e frekuentuesve të këtyre, dhe barit që nis të përdoret që në klasë të 9 tashmë, heroina duket si mall i të varfërve, shpesh në cilësi të ulët, gjithmonë vdekjeprurëse, një fenomen krejtësisht jashtë vëmendjes së qeverive shqiptare.