Normale si suedezet…
Nga Valbona Sulce
(Titulli redaksional)
Kaq… normalë! Më erdhi në mend kjo fjalë kur bashkë me një mikeshën time po përpiqeshim të përkufizonim suedezët para se të fillonte dokumentari mbi jetën e kryeministrit Olof Palme. Kemi dëgjuar kaq shumë të flitet për vendin e vogël skandinav që duket se i shkojnë punët vaj që prej disa dekadash. Kemi dëgjuar aq shumë të flitet madje për një “model suedez” të shoqërisë që konsiston në jetë dinjitoze, punë, sigurime, barazi gjinore, përkujdesje sociale, familje.