Paradokset e qeverise ne lidhje me armet kimike – Nga Blendi Kajsiu
Botuar ne gazeten Panorama, nga Blendi Kajsiu
Lajmi se qeveria shqiptare është duke shqyrtuar kërkesën e SHBA-ve për të importuar dhe shkatërruar në territorin e Republikës së Shqipërisë armët vdekjeprurëse kimike nga Siria, natyrisht që të lë gojëhapur. Është një nga ato lajme që fillimisht dukej tejet konspirativ për t’u besuar. Konfirmimi i tij nga ministri i Jashtëm shqiptar të vë përballë një realiteti që nuk e rrok as imagjinata, sepse ngërthen në vetvete tri paradokse të forta.