Polici prangos e dhunon minorenin sepse vodhi flamurin
Një minoren është dhunuar nga forcat e policisë së kryeqytetit pasi ka hequr nga një shtyllë në rrugë, flamurin kuq e zi.
Djali është shprehur se e ka bërë këtë veprim pasi ka dashur që në ballkonin e shtëpisë së tij të valëvitej flamuri shqiptar. Por pas këtij veprimi, minoreni është pikasur nga një polic i zonës.
Ndërsa vetëm pak çaste më vonë, siç tregojnë pamjet në këtë video, një tjetër punonjës i forcave të rendit është gjendur në vendngjarje.
Menjëherë pasi i ka vendosur prangat, polici ka filluar ta qëllojë vazhdimisht të riun, edhe pse ky i fundit nuk ka shfaqur asnjë shenjë rezistence.
Duke u shoqëruar drejt makinës së uniformave blu, minoreni është goditur vazhdimisht pas koke nga njëri prej policëve.