Rehabilitimi i lumit te Tiranes, nje pamje e re per kryeqytetin
Prej kohësh lumi i Tiranës është kthyer në një bombë ekologjikë për shkak të mbetjeve dhe kanalizimeve që derdhen aty. Për këtë arsye, shkruan Ora News, Bashkia e Tiranës do të marrë një sërë masash, ku përfshihet largimi i mbetjeve dhe kanalizimeve.
I pranishëm gjatë inspektimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i bëri thirrje politikës që të heqë dorë nga bllokimi i projekteve. Me anë të këtij projekti Tiranës do t’i shtohen 1 milion metër katror gjelbërim, tha Basha.
Rehabilitimi i lumit të Tiranës, pritet që t’i sjellë kryeqytetit një pamje të re.