Shqiptaret i duan nenat e virgjera
Në video kemi një seancë “Shihemi në gjyq”, ku djali kërkon që e ëma të përzërë të dashurin nga shtëpia ose të ikë bashkë me të. Sipas djalit ajo s’ka punë të ketë të dashur sepse është nëna e tij dhe kjo duhet t’i mjaftojë. Me sa duket fëmijët vazhdojnë t’i duajnë nënat e virgjëra, edhe pas 21 vjetësh, kur kjo thuhej në një artikull të gazetës letrarë “E Për7shme” në vitin 1992.- /n.c./
“Fëmijët i duan nënat e virgjëra – Revista “E Për7shme”, Korrik 1992“
Duke qenë gjithmonë të ndershëm dhe deri diku të vetëdijshëm për pozicionin tonë semaforik, tepër të pazëvendësueshëm në zhvillimin e kulturës dhe shijes së popullit tonë, si dhe për të mbajtur mirë moralin e tij të vjetër dhe të bukur deklarojmë se fëmijët i duan nënat e virgjëra.
Këtë fjalë shumë domethënëse e jep në konferencën e vet të padhënë të shtypit një njeri me emër pa iniciale.
Prej këtej e tutje ne që e duam shumë virgjëreshën prej hekuri braktisim gjithë komplekset e fajit, gjithë mënyrat argëtuese mëkatare, shpifjet e të tjerëve, braktisim të gjithë ata që manipulojnë gazetën tonë të virtytshme dhe fillojmë e largohemi nga toka duke ecur me frikë të pamatë në botën e kuptimshme përbrenda virgjërave. Them e kuptimshme sepse fjala vjen vetë, e ndritshme-nuk mund të thuhet pasi gjërat e ndritshme nuk janë të frikshme dhe kanë pak mundësi të jenë tamam të bukura, nuk mund të thuhet as e errët sepse edhe gjërat e errëta përveç që nuk janë të dukshme nuk mund të thuhen për të gjitha të virgjërat deri në kohën në fjalë kur ato nuk e kanë qelbur me metalurgjinë e tyre.
(Në foto artikulli origjinal i gazetës E Për7shme)