Tsunami flokegri qe rrezikon te permbyse politiken e vjeter italiane
Nga Elton Xhanari ne rubriken Europa ne gazeten DITA – “Dorëzohuni, jeni të rrethuar! Dorëzohuni dhe ju premtoj se nuk do ju keqtrajtojmë, do ju përkëdhelim kokën si përkëdhelen të sëmurët mendorë”. Këto janë fjalët e Beppe Grillo-s drejtuar politikanëve italianë.
Janë fjalët e një ish-humoristi që këtë të dielë, në zgjedhjet parlamentare, rrezikon të ketë në duar fatet e kombit.