Turqia rrezikon te humbase Lojerat Olimpike 2020, shtyhen bisedimet per anetaresimin ne BE, shkak protestat
Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë për më vonë gjatë këtij viti bisedimet me Ankaranë, të cilat synojnë të çojnë përpara procesin e anëtarësimit të Turqisë. Shtypja e protestave anti-qeveritare në qytete në të gjithë Turqinë ka tronditur shumë vende evropiane. Gjatë tre javë përleshjesh në Stamboll dhe në të gjithë Turqinë katër persona kanë vdekur dhe rreth 7 mijë e 500 janë plagosur. Shumë vende evropianë thonë se reagimi i policisë ka qenë tepër i ashpër.