Unioni i Arkitekteve: Xhamia te Parku i Namazgjasa pa studim mjedisor/mashtrim me pronesine (e pazgjidhur)/projekt i shemtuar arkitekturor
Posted On 11/07/2013
0
Ambientalistët dhe arkitektë janë mbledhur në debat për 2 qendrat e biznesit që do të ndërtohen bashkë me xhaminë e madhe në parkun tashmë të shkatërruar të Namazgjasë. Ata thonë se nuk ka një studim të mirëfilltë për mjedisin në këtë zonë, ndërkohë që shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë, por janë kundër abuzimit në emër të saj.