ACCE i ben thirrje qeverise: Tekste dhe mjete shkollore falas per femijet ne nevoje
TEKSTE DHE MJETE SHKOLLORE FALAS PËR TË GJITHË
FËMIJËT NË NEVOJË!
Tiranë, 06.09.2013 – Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve ne Shqipëri – ACCE, i bëjnë thirrje publike Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave, që në funksion të edukimit cilësor të çdo fëmije dhe arritjes të standardeve bashkëkohore evropiane në arsimin parauniversitar, të sigurojnë falas dhe në kohë reale tekstet dhe mjetet shkollore për të gjithë fëmijët në nevojë dhe në pamundësi për t’i blerë ato.