E verteta e problemeve me tekstet shkollore
Fragmentet e teksteve qe janë publikuar ne rrjetet sociale, nuk janë pjese e librave shkollore. Një dite pas akuzave te ngritura per cilësinë e teksteve te nxënësve, këshilltari pranë Ministres se Arsimit, Agim Leka sqaron për Vizion Plus se pjesët e komentuara ne rrjetet sociale janë marre nga libra qe nuk i përkasin arsimit parashkollor apo nga tekste qe sot janë skualifikuar për cilësi te dobët. Sa i përket pjesës se shumëpërfolur te leximit te klasës se dyte “Shkumësi magjik” specialistet e ministrisë sqarojnë se tregimi nuk eshte publikuar i plote dhe ne tërësi nuk përmban elemente te papranueshëm dhe joedukativ.