Gruaja që udhëhoqi punimet hapësinore, drejt zbulimit fotografik të vrimës së zezë

Imagjinoni të përpiqeni të shprepni një foto të portokallit që është në hënë, me telefonin tuaj të mençur. Duket e pamundur.
Kjo ishte arsyeja pse shkencëtarët u përpoqën të kapnin imazhin e një vrime të zezë në hapësirë. Pavarësisht nga puna e gjatë, një ekip ndërkombëtar prej më shumë se 200 hulumtuesish, të mërkurën zbuluan imazhin e parë të një vrime të zezë.
Përpjekja nuk do të kishte qenë e mundur pa Katie Bouman, e cila zhvilloi algoritmin vendimtar që ndihmoi në zbulimin e metodave të imazhit.
Tri vite më parë, Bouman udhëhoqi krijimin e një algoritmi që përfundimisht ndihmoi në kapjen e këtij imazhi të parë: një vrimë e zezë shumë masive dhe hija e saj në qendër të një galaktike të njohur si M87. Ajo ishte asokohe një studente e sapo diplomuar në shkencat kompjuterike dhe inteligjencën artificiale, në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.
Vrimat e zeza janë jashtëzakonisht të largëta dhe kompakte, prandaj marrja e një fotoje nuk është detyrë e lehtë. Përveç kësaj, vrimat e zeza sipas definicionit supozohen të jenë të padukshme – megjithëse mund të japin një hije, kur ndërveprojnë me materialin rreth tyre.
Algoritmi i saj, dhe shumë të tjerë, ndihmuan të mbushin boshllëqet
Teleskopi i Horizontit të Eventit (EHT) – një koleksion planetesh prej tetë teleskopësh, të krijuar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar – u krijua për të kapur imazhet e një vrime të zezë. Sot, në konferenca të koordinuara për shtyp në të gjithë globin, hulumtuesit EHT zbulojnë se ata kanë arritur, të zbulojnë dëshminë e parë të drejtpërdrejtë vizuale të një vrime të zezë supermasive dhe hijes së saj.
Ata morën të dhënat e pakta dhe të zhurmshme, që ‘’pështynin’’ teleskopët dhe u përpoqën të ndërtonin imazhet. Në vitet e fundit, Bouman drejtoi verifikimin e imazheve dhe përzgjedhjen e parametrave të imazhit.
“Ne nuk duam të zhvillonim vetëm një algoritëm, por donim të zhvillonim shumë algoritme të ndryshme, të cilat, të gjitha kanë hipoteza të ndryshme, në qoftë se të gjithë kanë të njëjtën strukturë të përgjithshme, atëherë kjo ndërton besimin tuaj”, tha ajo për CNN.
Rezultati? Një imazh novator i një strukture të njëanshme, unazore, që Albert Einstein e parashikoi më shumë se një shekull më parë në teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm. Në fakt, studiuesit kishin gjeneruar disa foto dhe të gjitha dukeshin të njëjta. Imazhi i vrimës së zezë të paraqitur të mërkurën, nuk ishte nga asnjë metodë, por të gjitha imazhet nga algoritme të ndryshme që ishin të paqarta së bashku.
“Një nga njohuritë që Katie solli në grupin tonë të imazhit është se ekzistojnë imazhe të natyrshme,” tha Vincent Fish, një shkencëtar hulumtimi në Observatorin Haystack të MIT.
Anëtarët e rinj si Bouman kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në projekt, shtoi ai. Natyrisht, shkencëtarët e vjetër punonin në këtë projekt, por pjesa e imazhit u drejtua kryesisht nga studiues të rinj, si studentë të diplomuar dhe postdoktorantë.
“Askush prej nesh nuk mund ta bëjë atë vetëm,” tha Bouman. “Kjo u bë e mundur për shkak të shumë njerëzve nga prejardhje të ndryshme”.
Ndërkohë, mësohet se Bouman në vjeshtë, do të fillojë punë si asistente profesore në Institutin e Teknologjisë, në Kaliforni. /l.k/