Ja kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit per cdo Universitet
TIRANE- Këtë vit pritet të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve publike rreth 20 mijë studentë. Ose e thënë ndryshe rreth 11 mijë studentë më pak se vitin e kaluar, kur në universitete u pranuan plot 31 mijë studentë.
Sipas propozimeve të bëra nga Ministri e Arsimit të cilat së shpejti do të marrin edhe firmën e qeverisë, në të gjitha universitetet e vendit është parashikuar të pranohen 19,726 studentë.
Nga këto 19,166 janë kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë.
Marrë nga Shqiptarja.com