Jetlires i mohohet liria
E ka emrin Jetëlira, por jeta e saj nuk mund të quhet e lirë. Nxënëses së përjashtuar nga shkolla e mesme teknike “Anton Çetta” në Skënderaj, vetëm pse sillej dhe vishej si djalë, i është mohuar e drejta për t’u shkolluar, e më këtë edhe e drejta për të jetuar e lirë, sikurse edhe bashkëmoshatarët e saj. Jetlira Gashi, e cila sapo i ka mbushur 19 vjet, nuk kishte menduar asnjëherë se shokët dhe shoqët e saj “do t’i iknin për një vit”, vetëm pse kështu kishin dashur të tjerët.
Nga Kajtaz Gecaj per Zeri.info