Keshilli Nderkademik: “Shqipja te jete provim ne fund te shkolles se mesme. Ne shkolla t’i kushtohet vemendje edhe larmise dialektore te gjuhes”
Këshilli Ndërkademik i Gjuhës ka dalë me një deklaratë të radhës në të cilën apelon për përfshirje më te gjerë të mësimit të shqipes në programet e shkollave. Këshilli sugjeron që gjuha shqipe të jetë provim më vete në përfundim të shkollimit parauniversitar, që gjuha shqipe të mësohet në të gjitha shkollat e mesme gjatë tri viteve “me program të ri dhe me tekste të reja”.