KMD rekomandime per MASH: Zbatoni ligjin per vendosjen e barazise
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka ndjekur në vazhdimësi situatën në sistemin arsimor parauniversitar, jo vetëm si një nga fushat që ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” trajton në mënyrë të posaçme, por edhe për shkak se gjatë veprimtarisë së institucionit ka identifikuar problematika të ndryshme me të cilat përballen grupe dhe kategori nxënësish, si ata romë dhe egjiptianë, LGBT, me aftësi të kufizuara, fëmijët që për shkak të gjakmarrjes nuk mund të arsimohen apo ata nxënës që për shkak të kushteve të vështira ekonomike apo vendbanimit, përballen me vështirësi, deri në pamundësi për t’u arsimuar.