Mbi 500 te diplomuar ne stomatologji mbeten ne provim
Mbi 500 të diplomuar në stomatologji kanë rezultuar mbetës në provimin e shtetit. Vlerësuesit e provimit të shtetit janë ballafaquar me përgjigje amatore, pa kurrfarë lidhjeje me fushën për të cilën janë diplomuar. Shifrat tregojnë se 1 në 3 stomatolog rrezikojnë të mos punojnë në profesionin e tyre. Vitin e kaluar stomatologët kanë dalë akoma më dobët, fakt që vërtetohet nga mesatarja 6,2.