Mbyllen mbi 30 universitete
TIRANË-Disa shkolla dhe Universitete private e shtetërore do të mbyllen kurse disa institucioneve të tjera arsimore do u pezullohet licenca. Lajmi u bë i ditur sot gjatë aktivitetit në sallën “Iliria” tek Kinoklubi në Qytetin Studenti ku u prezantua Raporti i verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend. Në aktivitete morën pjesë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama.