Mungojne ambientet ne kopshte, 55 femije ne nje grup. Mesimi me dy turne ne 1/3 e shkollave ne Tirane
Të hënën nisin regjistrimet për fëmijët në kopshte, çerdhe dhe në shkollat 9-vjeçare. Për shkak të rikonstruksionit të godinave pritet që të jetë i vështirë akomodimi. Sipas gazetës “Panorama”çdo grup do të ketë këtë vit dyfishin e pranimeve. Rreth 55 fëmijë në një grup pritet të akomodohen, çka nuk ka ndodhur më parë. Vetë prindërit e cilësojnë jo normale këtë situatë, por nuk kanë të ardhura për të iu drejtuar kopshteve private.