Ne universitetet publike kete vit duhen 70 mije lek per cdo student!
Një studenti që shpallet fitues për herë të parë i duhet të paguajë 42 mijë lekë të reja vetëm për një krevat në Qytetin Studenti. Tarifa paguhet një herë në vit, dhe mbulon të gjithë periudhën e zgjatjes së një viti akademik. Kjo tarifë është e njëjtë për të gjithë studentët që marrin një dhomë në bujtinat e QS, pavarësisht se çfarë viti janë ata, raporton shqiptarja.com